Frikë nga një atentat i mundshëm? Enkelejd Alibeaj futet në seli i rrethuar nga 4 BADIGARD (Video)

Në selinë PD, ka vazhduar mbërritja e figurave zyrtarëve dhe të anëtarëve të kryetarëve të degëve dhe të kryesisë. Deputeti Enkelejd Alibeaj, u fut në seli i shoqëruar nga rreth 4 roje private.

Në momentin e mbërritjes së saj, nënkryetarja e PD, Grida Duma është shprehur se asgjë nuk do ndodhte dhe se pas përfundimit të mbledhjes çdo gjë do vazhdonte normalisht.

Grida Duma: Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale.

Kujtojmë që ditën e djeshme, deputeti Spartak Braho në emisionin Zona Zero në Top News, bëri një paralajmërim se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A që përkon me emrin (Enkelejd Alibeaj).

Video e marrë nga Faxnews

Back to top button
LAJMET E FUNDIT