“O legen m*ti”/ Protestuesit shajnë dhe qëllojnë Roland Bejkon, anëtari i PD: Kjo më ka ndodhur…

Regjistrohet përplasja e parë në selinë e PD. Anëtari i kësaj force politike dhe njëherësh kandidat për deputet, Roland Bejko ëhstë sharë dhe dhunuar nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha që kanë nisur të grumbullohen në seli.
Bejko ka shkuar në seli për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha por është rrethuar nga protestuesit dhe është ofenduar me fjalët më banale. Gjatë gjithë kohës ai është rrethuar nga këta persona dhe në disa raste është qëlluar me çadra.
“Kjo që ka ndodhur tani, mua më ka ndodhur dhe në ’91 kur protestonim kundër Enver Hoxhës”, tha Bejko ndër të tjera.
“O bythq*rë, o legen m*ti. Unë të q* nderin e familjes”, ishin disa nga sharjet që u hodhën në turmë ndaj Bejkos.
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili e kishte paralajmëruar këtë disa ditë më parë.
Teksa një numëri i shumtë i protestuesve demokratë janë mbledhur përpara selisë blu ata kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga zyra e tij.
Nga ana tjetër Basha së bashku me nënkryetarët dhe anëtarë të tjerë ndodhet në seli ku është duke zhvilluar një mbledhje./Gazeta Shqip