Masat për protestën/ Edhe RENEA në gatishmëri pranë PD-së, blindohet Kuvendi

Forca të shumta policie janë pozicionuar këtë të shtunë rreth godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Dhjetra furgonë policie, autoblinda të forcave speciale të RENEA-s dhe autobote me ujë janë vendosur në zonën në krah të Parlamentit.

“Panorama.al” mëson se forcat speciale të RENEA-s janë pozicionuar si në ambient e jashtme të Parlamentit, në pjesën e pasme të selisë së PD-së por edhe në brendësi të Kuvendit të Shqipërisë.

Mëngjesin e sotëm është hapur edhe porta që krijon lidhjen mes Parlamentit dhe godinës së selisë së Partisë Demokratike.

Theksojmë që kjo portë deri dje ka qenë e salduar dhe e mbyllur, madje deputetët hynin në Kuvend nga porta tek Kalaja e Tiranës.

Kujtojmë këtu që Policia do të zbatojë sot një plan masash me qëllim ruajtjen e institucioneve shtetërore, gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha, në orën 12:00, në selinë e PD.

Masat për protestën e thirrur nga Berisha/ Edhe RENEA në gatishmëri pranë PD-së. Blindohet Kuvendi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT