Dhuna ndaj Roland Bejkos/ Reagon PD: Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës është fytyra e tij

PD ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me dhunën e ushtruar nga mbështetës të Sali Berishës ndaj sekretarit të partisë, Roland Bejko.

Reagimi i Partisë Demokratike

Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, një demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT