Mbështetësit e Berishës futen në seli, çfarë po ndodh brenda PD, mbërrin ish-kryeministri

Mbështetësit e ish0kryeministrit Sali Berisha kanë shqyer ditën e soitme gjatë protestës së tyre derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike, teksa janë futur me forcë aty.

Nga pamjet e bëra publike në media shihet se një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda.

Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.

Ndërkohë që shihet se një pjesë e mbështetësve janë futur në katin e parë të selisë së PD-së, ku mungon ndriçimi, ndërsa dyert e tjera janë të mbyllura.
Ata nuk po tentojnë të ngjiten në katin e sipërm pasi presin mbërritjen e Berishës në seli.

Kujtojmë që vetë ish-kryeministri Berisha ka kërkuar vetëpërmbajtje nga mbështetësit e tij pasi sipas tij lëvizja e tyre ishte paqësore.

Kjo thirrje e Berishës ka ardhur pas incidentit të ndodhur me anëtarin e PD-së dhe mbështetësin e Bashës Enkeled Alibeaj./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT