“Moment shumë i rëndë”/ Grida Duma me maskë tregon si është gjendja e deputetëve brenda PD (VIDEO)

Teksa protestuesit janë larguar me forcë nga ambientet e Partisë Demokratike nga ana e Policisë së Shtetit me ujë dhe gaz lotsjellës, një video është publikuar nga brenda kësaj selie.

Ka qenë Grida Duma ajo e cila nëpërmjet një video live ka treguar se gjendj shëndetësore e deputetëve është e mirë, megjithatë shprehet e zhgënjyer për shkak të dhunës dhe veprimeve të protestuesve.

“Kjo është Partia Demokratike sot, moment i rëndë, shumë i rëndë.

Jo vetëm për gazin dhe dhunën, por zonjat që ishin brenda me besimin absolute që s’ka demokrat që mund të sulmoj një demokrat.

Unë nuk besoj tek dhuna, saldimi apo heqja e vidave. Nuk besohej që kjo ngjarje të ndodhte brenda PD-së. Është fatkeqësi që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, tani bëjmë protesta kundër njëri-tjetrit.”– thotë ndër të tjera Duma./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT