“PD nuk është vila private e Bashës”/ Berisha mes turmës: Protesta nuk ndalet kurrë, ne u dhunuam nga të gjitha anët

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij qëndrojnë në anën tjetër të rrugës pranë selisë së PD.
Duke folur për gazetarët, Berisha është shprehur se protesta nuk do të ndalet deri sa të realizojë qëllimet e saj, teksa është treguar i vendosur për vijimin e saj dhe futjen e demokratëve në seli.
Nga ana tjetër ish-kryeministri deklaroi se ndaj tyre është ushtruar dhunë.
“Nuk është ky përfundimi i protestës. Ne jemi këtu. Kjo protestë nuk ndalet kurrë deri në realizimin e protestës. Selia është shndërruar në një bunker të shtetit. Ne e konsiderojmë shtëpinë tonë. Ajo nuk është shtëpia e Edi Ramës. Ne jemi kundër dhunës, ne nuk përdorëm dhunë, ne u dhunuam nga të gjitha anët dhe ajo është gabim i rëndë, është krim. Për të hyrë në shtëpi të vetë s’mund të mbyllësh derën. Njerëzit do futen në shtëpi dhe kjo do ndodhë. Ajo nuk është vila private e Lulzim Bashës, ajo është shtëpia e demokratëve”, u shpreh Sali Berisha./ Gazeta Shqip