Pas largimit të Berishës/ Basha bën lëvizjen e radhës, fton brenda selisë…

Pasi Sali Berisha njoftoi mbylljen e protestës së sotme duke kërkuar shpërndarjen e mbështetësve të tij deri në një moment tjetër, ka reaguar kryetari aktual i demokratëve, Lulzim Basha.
Ky i fundit ka ftuar të gjithë gazetarët brenda në selinë e Partisë Demokratike, ku do të reagojë për atë çka ndodhi ditën e sotme.
Pas dy orësh proteste të dhunshme, ekspertët dhe policia u futën brenda selisë së Partisë Demokratike, ku mblidhnin prova pas protestës.
Ata po shohin e marrin gjithçka, që do të vërtetojë dhunën e ushtruar nga protestuesit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Nuk mungoi përdorimi i sendeve si hekura, drunj, çekanë e madje dhe sharra për shpërthimin e dyerve të blinduara të selisë blu.
Sipas informacioneve të deritanishme, njoftohet për 10 të plagosur nga tubimi i dhunshëm.