Protesta te selia e PD-së, reagon prezenca e OSBE në Tiranë: Nxitim demokratët të përmbahen nga çdo akt dhune

Prezenca e OSBE-së Tiranë ka reaguar për protestën e sotme në selinë e PD-së të mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një reagim zyrtar, OSBE bën thirrje demokratëve që të përmbahen dhe të distancohen nga çdo akt dhune. Më tej OSBE vlerëson Policinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
“Prezenca e OSBE-së po ndjek zhvillimet e sotme pranë selisë së Partisë Demokratike. Ne nxitim të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe vlerësojmë policinë për ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në themel të demokracisë”, shkruan OSBE.