Alizoti sulmon Bashën: Nuk mund të përdori gaz ndaj demokratëve! PD ka vdekur politikisht, për çfarë i duhet vula dhe selia?

Deputeti demokratë tomorr Alizoti ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pasi mbështetësit e këtij të fundit hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve në selinë e PD-së.

Ai u shpreh se prania e policisë në godinën e PD-së tregon se kjo parti ka vdekur politikisht, ndërsa shtoi se tashmë Bashës nuk i vlejnë më as vula dhe as selia. Sipas tij, izolimin e partisë siç po e bën Basha nuk e ka bërë as Ramiz Alia, teksa tha se tashmë nuk mund t’i thotë më Bashës kryetar.

“Policia është një institucion shtetëror, por ne nuk jemi në Suedi. Vetë partia jonë ka thënë që kjo është policia e krimit. Për ne si demokratë, prezenca e policisë dio të thotë që kemi vdekeur politikisht. Kur hyn policia, ka mbaruar politika. Për cfarë i duhet kryetaruit aktual vula dhe selia. Partia është e anëtarëve, nuk duhet të izolohet.

E di që lufta në këtë rast është luftë për të marrë partinë, jo për koncepte ideologjike. Në PD nuk ka alternativë, nuk ka institucion. Ai që ëhstë sot në PD nuk mund të përdori gaz ndaj vartësve të vet, ata janë votues demokratë. Izolimin nuk e ka bërë as Ramiz Alia. Kjo parti e djathtë është e shëmtuar. Aty kanë qenë pamje mesjetare, mungonte vetëm zifti.

Kjo ëhstë një situata që ka qenë gjithmonë. Kjo parti do vinte vetvetiu në këtë krizë. Zotëria që është në krye të partisë nuk ka fituar asnjë fjalë. Me këto figura politike PD nuk ka të ardhme. Sot opinioni publik që ka parë kët pamje brenda një partie, është shokuar.

Kam duruar kaq kohë, por kjo e sotmja duhet të bëjë çdo demokratë të thotë të vërtetën. PD s’duhet të vinte në këtë gjendje. Këtu nuk dalin dot të dy nga faji i tyre, të dy po luftojnë për pushtetin e tyre. Shikoj zotërinë aktual, se nuk e quaj as dot kryetar, është jashtë çdo lloj sfere. Nuk e kuptoj se çfarë bën më ai në PD”, tha Alizoti në Abc.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT