Mbron presidentët e SHBA për 30 vite, kush është snajperisti shqiptar që shërben në Shtëpinë e Bardhë (FOTO)

Për 30 vite mes snajperistëve të Shtëpisë së Bardhë, misioni i të cilëve është mbrojtja e presidentëve të SHBA, bën pjesë edhe një snajperisti shqiptar. Lajmi është bërë me dije nga Prokurori shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i cili ka publikuar një foto të tij, me bluzën me flamurin shqiptar mbi taracën në Shtëpinë e Bardhë.

Juncaj ka publikuar foton e tij për të uruar  daljen në pension të snajperit shqiptar pas 30 viteve shërbim.

“Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Gjon Juncaj në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT