FOTOLAJM/ Pas disa orësh “ngujim”, momenti kur Grida Duma del nga godina e PD

Kjo me siguri ka qenë një nga ditët më të vështira për demokratët, ku arritën në pikën deri sa të kenë përplasje fizike mes tyre.

Protesta e sotme u shoqërua me trazira të shumta në godinën e Partisë Demokratike.

Nuk mungoi përdorimi i sendeve si hekura, drunj, çekanë e madje dhe sharra për shpërthimin e dyerve të blinduara të selisë blu.

Në disa foto që qarkullojnë në media, deputetët e PD-së brenda selisë shihet që dalin me sy të lotuar nga gazi lotsjellës.

Pas disa orësh “ngujim”, arriti të dalë edhe Grida Duma. Brenda PD, ajo realizoi një video ku u bëri thirrje demokratëve të gjejnë zgjidhje paqësore për të dalë nga kriza ku janë futur prej 4 muajsh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT