Alibeaj publikon videon kur Berisha u jep urdhër protestuesve: Orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike, sot ishte fundi i tij politik

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd alibeaj, ka publikuar një video nga protesta e sotme në selinë e PD-së, ku shihet ish-kryeministri Berisha që u jep urdhër protestuesve të sulmojnë.
Ai thotë se shqiptarët e panë fare mirë se Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal.
Sipas tij, ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për PD-në.
“Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal. Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist”, shkruan Alibeaj.