Rudina Hajdari apel palëve: Situata është e rëndë dhe ka për të zgjatur, gjeni zgjidhje të drejtë

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas zhvillimeve të dhunshme në Partinë Demokratike.
Hajdari thotë se situata në këtë forcë politike është e rëndë dhe ka për të zgjatur.
Sipas saj demokratët duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre dhe jo për karrigen e dy personave, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Vajza e heroit të demokracisë Azem Hajdarit, ka edhe një apel për palët, “të angazhohen për një zgjidhje të drejtë”.
Reagimi i plotë i Hajdarit:
Nuk mund të hesht përballë situatës në PD. Apeli im për palët është të angazhohen për një zgjidhje të drejtë. Demokratët duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve e jo të luftojnë njëri tjetrin për karrigen e dy personave. Situata është e rëndë dhe ka për të zgjatur. Pasojat do të jenë të mëdha për popullin dhe vendin.
NUK DUAM VETĒVRASJEN E OPOZITËS!