Protesta e Berishës tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë për Shqipërinë

Protesta e dhunshme e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Media të njohura si “Dailymail”, “Reuters”, “The Guarduan”, “Protothema”, etj i kanë dedikuar një shkrim protestës ose “luftës” mes demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun aktual të PD, Lulzim Bashën.

Përplasja dhe dhuna nuk mungojë, sa u desh ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës apo boti me ujë që t’i shpërndante.

“Një grup i drejtuar nga ish-lideri i partisë Sali Berisha përdori shufra hekuri dhe çekiç për të thyer dyert kryesore të godinës. Punonjësit hodhën gaz lotsjellës në përpjekje për t’i parandaluar ata të depërtojnë përpara se policia të ndërhynte me kërkesë të partisë”, shkruan Dailymail.

“Lufta brenda-partiake  përshkallëzohet në dhunë, Sali Berisha  nis fushatën për të rrëzuar pasardhësin e Lulzim Bashës”, shkruan “Protothema”.

Dhuna në protestën e organizuar nga Sali Berisha tërheq

Dhuna në protestën e organizuar nga Sali Berisha tërheq

Dhuna në protestën e organizuar nga Sali Berisha tërheq

Dhuna në protestën e organizuar nga Sali Berisha tërheq

Back to top button
LAJMET E FUNDIT