Televizioni kombëtar grek “ngatërron” Kosovën me Australinë

Greqia dhe Kosova u takuan në ndeshjen e radhës në Hendboll. Ekipet e dy vendeve nuk është hera e parë që përplasjen në sporte, pasi vetëm pak muaj më parë luajtën në futboll kundër njëra-tjetrës.
Megjithatë, televizioni shtetëror grek duket se nuk e ka fiksuar mirë flamurin dhe hartën e Kosovës dhe në sfidën mes dy ekipeve në hendboll e ka zmadhuar Kosovën në përmasat e Australisë.
Mbetet për t’u sqaruar nëse ka qenë një gabim teknik, apo grafikë e qëllimshme e grekëve, që janë një ndër pesë vendet e BE që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.
Sa për ndeshjen, Kosova humbi 26 me 25.