Përfundon ndërtimi i 61 shtëpive në Nroq, Rama: Drejt përfundimit edhe 74 banesa të tjera

Kryeministri Edi Rama njofton se në Ndroq ka përfunduar ndërtimi i 61 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i tre viteve më parë.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet nga këto shtëpi ndërsa bëri të ditur se një lagje e re me 74 banesa është drejt përfundimit.
“Mirëmëngjes dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë, shkruan Rama.