Juristi “plas bombën”: Protestuesit lyen dyert e selisë blu me benzinë, të hetohet

I ftuar ditën e sotem në ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë Sekretari për çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike Indrit Sefa.

Në studio teksa ishte duke komentuar një sekuencë dhune nga protesta e 8 Janarit, Sefa jurist dhe avokat ka deklaruar se protestuesit demokratë, mbështetës së Berishës kanë lagur dyert dhe dritaret e selisë blu me benzinë.

Juristi “plas bombën”: Protestuesit lyen dyert e selisë

Sipas tij hapi i rradhës ishte vendosja e flakës së selisë, teksa kujtojmë se ditën kur është zhvilluar protesta brenda godinës blu kanë qenë anëtarë dhe funksionarë të lartë të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera Sefa ka kërkuar që kjo gjë të hetohet dhe faktohet nga Prokuroria.

Sefa: I shikoni si lagen dyert? Ju duket ujë aty? Është benzinë me qëllim për të vënë zjarrin.

Gazetari: E keni të provuar këtë, po ju pyes?

Sefa:AStë e provovon Pokuroria, pamjet janë aty, prokuroia të bëjë hetimet. /Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT