Rusia këmbëngul: Trupat në kufi me Ukrainën për stërvitje! S’kemi asnjë plan pushtimi

Zyrtarët rusë kanë thënë gjatë bisedimeve të nivelit të lartë me SHBA në Gjenevë se nuk kanë ndërmend të pushtojnë Ukrainën.

Raportet thonë se rreth 100,000 trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e një inkursioni. Rusia paralajmëroi SHBA-në që të mos “nënvlerësojnë rreziqet” e përfshira në konfrontimin e Moskës me Perëndimin.

SHBA ka thënë se do të kishte sanksione nëse Rusia do të sulmonte.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell Fontelles tha se ai besonte se një pushtim rus ishte ende i mundur. “Ka 100,000 trupa ruse në anën tjetër të kufirit,” tha ai të hënën. “Unë mendoj se ata nuk kanë shkuar atje për të pirë kafe!”

Në një telefonatë me gazetarët pas takimit të së hënës, Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Uendi Sherman i përshkroi bisedimet si diskutime “të sinqerta dhe të drejtpërdrejta” gjatë tetë orësh që synojnë të kuptojnë më mirë shqetësimet e sigurisë të secilës palë.

Sherman tha se delegacioni rus kishte mohuar gjithashtu planet për të pushtuar Ukrainën, duke thënë se lëvizjet e trupave ishin “manovra dhe stërvitje”.

“Por unë theksoj se asnjë nga këto manovra nuk i është njoftuar askujt. Është tipike që ne i njoftojmë njëri-tjetrit stërvitjet e njëri-tjetrit, ku ne dhe ata mund të vërtetojmë se ata në fakt nuk kanë asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën duke përshkallëzuar dhe kthyer trupat në kazerma”, shtoi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT