“Çfarë trishtimi”/ Rama për vdekjen e Sassolit: Një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, miku ynë i mirë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se ai ishte një evropian i paepur dhe një avokat i zjarritë i Shqipërisë.

Politikani i respektuar nga të gjithë ne, thotë Rama, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk tek kushdo që e njohu.

“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…

Addio caro David, riposa in pace”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT