E akuzojnë për braktisje të kauzës, Evi Kokalari reagon sërish: Nuk më keni njohur akoma, prisni surpriza

Evi Kokalari ka paralajmëruar distancimin nga politika aktive dhe mos angazhimi në gupin e Rithemlimit të PD-së por kjo ka shkaktuar reagime të ndjekësve të saj në Facebook, duke e cilësuar si një braktisje apo një tradhti.

Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari shprehet se largimi i saj nuk është një braktisje për Sali Berishën, pasi do të vijojë ta mbështesë.

Kokalari ka edhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar duke thënë se nuk është dorëzuar dhe i ka paralajmëruar se e ardhmja do të ketë surpriza.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.
Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.” shkruan Kokalari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT