“Çfarë demokrati je ti?!”/ Mbështetësit e Berishës rrethojnë Ferdinand Xhaferajn dhe e ofendojnë (Video e papublikuar)

8 janar demokratët e thirrur nga Sali Berisha u mblodhën në Tiranë dhe tentuar të merrnin selinë e PD. Pas dy orësh përpjekje të vazhdueshme, plani dështoi dhe Policia me kërkesë të PD ndërhyri duke shpërndarë protestuesit.

Seknat e dhunës dhe incidentet ishin të shumta. Turma që qëndronte para selisë dhe përreth saj sulmonte dhe ofendonte mbëhstetësit e Bashës, të cilët po shkonin në PD sepse kishin mbledhje. I pari ishte Roland Bejko, i cili u dhunua fizikisht dhe verbalisht nga mbëhstetësit e Berishës. Më pas, turma lëshoi të shara edhe drejt Xhelal Mziut.

Një video e papublikuar më parë tregon momentin kur një grup demokratësh kanë rrethuar pas selisë së PD deputetin e Durrësit Ferdinand Xhaferaj. Edhe ky i fundit ishte drejtuar për në seli por grupi i protestuesve e kapi në befasi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT