Disa zona në vend zbardhen nga dëbora, ARRSH njofton shoferët: Rrugët ku duhet të tregoni kujdes

Teksa  disa zona janë pëfshirë nga reshjet e dëborës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për të gjithë drejtuesit e automjeteve mbi gjendjen e rrugëve në aksiet më të vështira.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare bëhet me dije se është bërë trajtimi me kripë me akset me prezencë dëbore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Ajo u bën apel shoferëve të kenë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me goma dimërore.

“Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C

Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT