Maliqi rrëfen çfarë i tha Topalli: Ja gabimi më i madh i Berishës. Basha për karrigen e vet vret dhe babanë

I ftuar ditën e sotme në studion e Thimi Samarxhi në ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë Lefter Maliqi.

Në fjalën e tij Maliqi ka treguar bisedën me zonjën Topalli.

Sipas tij, ajo i ka treguar se gabimi më i madh i Berishës është që ka vendosur Bashën në krye të partisë.

“Unë kam takuar një pjesë të deputetëve të goditur nga Basha. Kam takuar mes tyre dhe zonjën Topalli.

Në bisedë e sipër që kam bërë,  më ka thënë se gabimi më i madh që ka bërë Berisha është që ka vendosur Lulzim Bashën kryetar partie.

Ai për karrigen e vetë vret dhe babanë. Ai karrigen e vetë nuk e lëshon. “- tha Maliqi në Zona Zero./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT