Protesta e 8 Janarit, zbardhet kërkesa e prokurorisë për të arrestuarit

Zbardhet kërkesa e prokurorisë për 34 të arrestuari e protestës. Një ditë përpara protestës së 8 Janarit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka mbërritur në komisariatin digjital një denoncim ku thuhej se persona të armatosur ndodheshin brenda selisë blu.

Më pas në rrjete sociale qarkullonte një foto e disa personave të veshur me të zeza dhe kapuç mes tyre edhe pastruesja.

Policia e Shtetit ka patur informacione të ndryshme se mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës do të kishte përplasje, për këtë arsye është mobilizuar.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithsecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre e të tjera kanë dëntuar dyert dhe kanë tentuar të futen brenda në seli.

Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se çfarë lënde u përdorë nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve.

Shtetasit nga Gjakova kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji. Prokuroria ka kërkuar për 5 persona arrest në shtëpi dhe pjesën tjetër detyrim paraqitje.

Lista e personave të arrestuar:

1. Shaban Halili, detyrim paraqitje

2. Gentjan Lamnica, detyrim paraqitje

3. Agron Gjura, detyrim paraqitje

4. Xhevahir Georgiev, arrest në shtëpi

5. Alban Zaimi, detyrim paraqitje

6. Arkimed Lushaj, detyrim paraqitje

7. Hajredin Gjura, arrest në shtëpi

8. Denis Luku, arrest në shtëpi

9. Valdrin Dervishaj, detyrim paraqitje

10. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje

11. Orges Dervishaj, detyrim paraqitje

12. Qëndrim Dervishaj, detyrim paraqitje

13. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje

14 Selman Krasniqi, arrest në shtëpi

15. Albano Stolaj detyrim paraqitje

16. Ber Begeja, detyrim paraqitje

17. Dyleman Marku, arrest në shtëpi

18. Emiliano Çekini, detyrim paraqitje

19. Gjon Pepaj, detyrim paraqitje

20. Klavdo Çekini, detyrim paraqitje

21. Armando Çardaku, detyrim paraqitje

22. Agustin Pali, detyrim paraqitje

23. Oltion Zenelaj, detyrim paraqitje

24. Albi Peti, detyrim paraqitje

25. Arian Mezini, detyrim paraqitje

26. Stivi Luku, detyrim paraqitje

27. Orian Meta, detyrim paraqitje

28. Sokol Ndreu detyrim paraqitje

29. Vendim Demaj, detyrim paraqitje

30. Agim Deda, detyrim paraqitje

31. Ardian Myrto, detyrim paraqitje

32. Ylli Gosturani, detyrim paraqitje

33. Armando Alldervishi detyrim paraqitje

34. Mirash Rrathtori,detyrim paraqitje

Back to top button
LAJMET E FUNDIT