“Investoni për fshatin”/ Thirrja e Ramës: Ky është momenti. Aplikoni për mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama bën thirrje për të investuar në fshat. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se kjo është e mundur përmes programit europian IPARD.

Të gjitha ata që duan të ndërtojnë një bujtinë, duhet të aplikojnë për një mbështetje deri në 65% nga programi IPARD.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e katërt për financimin e projekteve në fshat, përmes programit europian IPARD, për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti!

Klikoni në linkun www.azhbr.gov.al dhe investoni për fshatin dhe familjen tuaj. Ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan kryeministri Rama ne Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT