Ristani tregon gabimin taktik të protestës para selisë: Basha i ka duart me gjakun e demokratëve, i gatshëm t’i vr*ste

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në studion e “Breaking” ka komentuar përjashtimin e bërë nga Basha dhe kryesia e tij, ndërsa folur edhe për atë e cilëson si gabim taktik të grupimit Berisha në protestën e 8 janarit.

Ai shprehet se i dhamë më tepër rëndësi simbolikës së godinës, pasi grupimi i tyre i ka të gjitha votat, shumicën e strukturave. Gjithashtu ai përmendi se mbase do të ishte organizuar me herët protesta që të mos lejohej Basha që të kryente atë blindim të selisë.

“Ata panë që ish-kryetar i tyre ishte i gatshëm të lyente duart me gjakun e demokratëve, tu hidhte karriget, xhamat, helmet, kjo e rrit më shumë hendekun, e rrit vetminë e Bashës. Nga ana tjetër kompaktëson të gjithë pjesën e PD e do të shihet së shpejti në riorganizimin e PD-ë. E sa më të qartë do të kemi një rival të denjë për të mundur Ramën. Pati një fitues, qëllimi kryesor ishte që të dilte se Rama dhe Basha janë bashkë. Demokratët kanë pasur dilema dhe të lëkundur, e me atë që ndodhi panë demokratët që Basha ishte i gatshëm të lyente duart me gjak. Gatishmëria që Basha që kishte për të vrarë demokratët më surprizoi. Besoj se mund të kishin bërë më shpejt protestën, duke mos e lënë ta bunkerizonte, ndoshta dhe një gabim taktik. Se ne kishim shkuar disa herë atje. Pastaj edhe në funksion të kësaj tjetre. Jo e keqe nuk vjen për keq, pasi doli zbuluar Basha se gënjente prej ditësh, për blindimin. Pra një gënjeshtar dhe vrasës së vetë demokratëve”, tha Ristani.

Sa i përket dhunës në protestë, ai thekson se gjithçka u provokua nga blindimi i dyerve. ” Gjithçka u provokua nga blindimi, dyert nuk hapen me kaçavida, mbase i dhanë shumë vlerë simbolikës. Se na mjafton se ne kemi votat, strukturat e mund të kthejmë atë edhe në sheshe. Por simbolikës me selinë iu dha vlerë. Retorika para protestës ishte paqësore, nëse duhej ti nxjerrim jashtë thirrja ishte se duhej dilnin me pekule. Retorika nuk ishte nxitëse për dhunë. Pala tjetër mori atë që nuk i takon. Basha po të ishte politikan do ta zgjidhte me mjete politike”, theksoi Ristani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT