Nga dashi te shkallat/ PD nxjerr me pamje dhe emrat: Si u organizua dhuna në selinë blu (VIDEO)

PD nxjerr pamjet dhe emra personat që organizuan sulmin me dhunë në selinë blu. Zyra e PD-së ka shpërndarë një video ku jepen emrat e personave që shkaktuan thyerjen e xhamave dhe të shqyerjes së dyerve.
“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Më tej bëhet e ditur se “Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik”.
“Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30-vjeçar”, thuhet në reagim. Ndërsa videon e mëposhtme në detaje skema e sulmit, e ku PD-ja nxjerr edhe emrat përgjegjës të këtij organizimi.