Të lodhur nga interpretimet?/ Yuri Kim fton shqiptarët: Ja pse u shpall “non grata” Sali Berisha

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku pasi sjell intervistën për Zërin e Amerikës të zv.ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar fton shqiptarët që ta gjykojnë vetë të vërtetën e shpalljes “non grata” të Sali Berishës.
“Jeni të lodhur nga interpretimet? Gjykojeni vetë deklaratën e Escobar”, shkruan Kim.
Ambasadorja më pas sjell falën e zyrtarit të DASH përmes artikullit të Zërit të Amerikës. Në këtë intervistë, Escobar tha se Berisha “non grata” u shpall vetëm për akuzat e korrupsionit madhor dhe për asgjë tjetër.
Ai tha se u takon mbështetësve dhe votuesve demokratë që të vendosin për të ardhmen e partisë, ndërsa përsëriti se bashkëpunimi i gjithanshëm mes Shqipërisë dhe SHBA po fuqizohet më shpejt se në çdo vend tjetër të rajonit.
Tired of the "spin doctors"? Judge for yourself. Here's what Deputy Assistant Secretary Escobar actually said. He also discussed regional economic integration (incl Open Balkans & Berlin Process), Kosovo-Serbia, etc. Full transcript https://t.co/dgmbX7M8fG pic.twitter.com/EcchyYXID5
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 12, 2022