Berisha akuza Bashës: Bashkë me Portin e Durrësit, po bëhesh pjesë e kullave tek selia e PD-së

Sali Berisha deklaron se projekti që po qarkullon në media, ku paraqitet ndërtimi i disa kullave aty ku sot është selia e Partisë Demokratike është një tjetër lidhje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

“Përvecc Portit të Durrësit, projekti për ndërtimin e kullave te PD i bën prapë bashkë Ramën dhe Bashën. Duke dënuar këtë aferë të pastër korruptive kriminale Rama-Basha paralajmëroj këta bashkëhajdutë se selia e PD është tempulli i demokratëve shqiptarë dhe kurrë nuk mund të tjetërsohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar!”, deklaron ai.

Berisha akuzoi Bashën se ka ndërmarrë në fushatë manipulimi mediatik, sipas të cilës thuhet se projekti është firmosur që në 2013 nga Sali Berisha.

“Lul Brava në mediat që paguan po kërkon të përgënjeshtrojë lajmin e botuar në mediat e vendit për një kompleks gjigant e luksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013”, shkruan ai.

Berisha thotë se ajo që ka firmosur ai në atë kohë nuk ka lidhje me projektin e publikuar tani.

“Projekti që unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe, fillimi i punimeve të të cilës u inauguruan në atë kohë në prani të qindra besimtarëve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD. Projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD, sepse do të ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT