“Bomba” e Ngjelës: Kam informacion që agjentura ruse i është sulur biznesit të vogël në Shqipëri, duan ta falimentojnë

Një deklaratë të fortë ka bërë avokati i njohur Spartak Ngjela për situatën në Shqipëri, pas zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë.
Ngjela tha se ka informacione që agjentura të huaja ruse por edhe të shteteve të tjera, janë bashkuar duke vënë në zbatim një skemë për të falimentuar biznesin e vogël në Shqipëri.
Ngjela tha se edhe dhunën e nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha në protestë, nuk e sheh jashtë kësaj fryme destabilizuese.
Sipas tij, Berisha “ra në kurth”, në protestën e 8 janarit.
“Është lojë, ka rënë brenda Sali ziu. Është lojë, e ka psikozë dhunën ai. Kush e ka futur në kurth nuk e di unë. Se sa hyri ky brenda ata hodhën gazin.
Unë kam informacion, por nuk ia mbaj mend emrin asaj organizatës. Problemi është që gjendja në Shqipëri nuk është e mirë, dhe kanë ndërhyrë së fundmi për të falimentuar bizneset e vogla. Unë kam të dhëna që biznesi i vogël po falimenton. Unë nuk e përjashtoj që dhuna e Saliut mund të jetë brenda kësaj fryme.
Nuk e di mirë si quhet kjo lëvizje, investigojeni. Po sulmohet që të falimentojë biznesi i vogël. Kanë hyrë me para që të falimentojnë biznesin e vogël. Pse, le Saliun është ronço ponço, po ky që ka 8 vjet? Se këtu s’ka kapitalizëm, e kanë parë që ekonimia në këtë shtet funksionon me biznesin e vogël. Ka një skemë, i janë sulur biznesit të vogël”, deklaroi Ngjela në “News24”.