Iris Luarasi: Ramës i intereson ta fitojë betejën Berisha, një i përjashtuar kundërshtar më i lehtë

Pedagogia Iris Luarasi është shprehur se kryeministrit Edi Rama do ti interesonte që “betejën”në PD ta fitonte ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo tha se nëse e fitonte Berisha, Rama në zgjedhje PD do ta lidhte me pjesën e saj të vjetër, ashtu siç bëri edhe në zgjedhjet e 25 prillit.
“Për mua si komentatori politike, do ta shikoja se nëse në këtë betejë do të fitonte Berisha, Rama do ishte njeriu më i fituar sepse i intereson që të lidhi PD me pjesën e vjetër me pjesën e trazirave me pjesën e asaj që pamë një Deja Vu. Kështu që i intereson dhe do e mbaj pushtetin dhe për 20 vite të tjera.
I fitoi zgjedhjet duke përmendur Berishën që “de juro” nuk ishte kryetari i PD. Por “de facto” të gjithë e dinim që Basha cdo gjë e bënte me miratimin e Berishës.
Një Berishë i përjashtuar është një kundërshtar shumë i lehtë, ndërsa ai ka mbështetjen e të gjithë ndërkombëtarëve” tha ajo ndër të tjera.