Sali Berisha sot në Prokurori

Dy protagonistët e protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Flamur Noka, do të pyeten sot nga prokurori i çështjes, Elio Mazreku.

I pari që do të merret në pyetje për të dhënë sqarimet e tij si person që ka dijeni për ngjarjet, duke iu shërbyer hetimeve, është ish-Kryeministri Sali Berisha. Ish-kryetari i PD-së është ftuar që të paraqitet pranë organit të akuzës në orës 11:00, ku do të merret në pyetje nga prokurori i çështjes.

Deputeti Flamur Noka po hetohet në gjendje të lirë pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht Policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

Një rol në hetim ka edhe dëshmia e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të mbajtjes pa leje të lëndëve të papërcaktuara. Bardhi do të japë shpjegime në orën 11:00 për gjithçka ka ndodhur brenda dyerve të selisë blu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT