“Edhe unë e mbjell tokën” / Murrizi: Kam 15 dynym në Myzeqe, po s’fitoj gjë

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar kolegë dhe ish-kolegë të tij në Parlament për deklarime të rreme të pasurisë.

“Edhe unë e mbjell tokën se kam 15 dynym që kam në Myzeqe, po nuk them që fitoj 20 mijë euro nga ullinjtë. Nuk e them, se më vjen turp të them që kam fituar 20 mijë euro nga toka. Fitoj 2 milionë lek, po ta mbjell hashash po, fitoj më shumë, po nuk të lënë këta”, deklaroi Myslim Murrizi në Zona Zero në Top News.

Murrizi është vënë nën hetim nga prokuroria pas një denoncimit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

Ish-deputeti akuzohet për fshehje pasurie dhe evazion fiskal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT