“Një i tretë zgjidhja e duhur për PD” / Klosi: Berisha e di që s’mund të jetë më Kryeministër, por kërkon të zgjedhë pasaardhësin në krye të partisë

Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund ta gjejnë dot më zgjidhjen politike për përplasjen e brendshme për kontrollin e Partisë Demokratike, pasi sherri ka shkuar shumë larg.

Kështu mendon ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, që foli këtë të enjte në Zona Zero në Top News.

“Nuk besoj se ka zgjidhje politike mes Bashës dhe Berishës. Palët kanë shkuar shumë larg. Berisha nuk di të bëjë zgjidhje politike. Këtu është acaruar edhe baza. Nuk është kollaj që ta bindësh bazën, ta pajtosh atë”, tha ai.

Sipas Klosit, edhe vetë demokratët besojnë se zgjidhja më e mirë është një i tretë dhe shumica prej tyre, siç u shpreh ish-kreu i SHISH, e shohin Berishën si mjet për të arritur te qëllimi për të larguar Lulzim Bashën.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte një i tretë dhe kështu thonë të githë demokratët. Berisha është i vetmi që mund të mbledhë këta njerëz. Edhe Berisha e kupton këtë. Berisha e bën këtë që thotë se unë do të jem kryetar partie, unë do të jem Kryeministër, që të mbledhë njerëz dhe ai e ka të qartë që s’e bën dot më këtë punë. Por, do të jetë më i kujdesshëm në zgjedhjen e pasaardhësit”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT