Juristi tallet me Kokalarin pasi deklaroi se po punon për rikthimin e Trump-it në pushtet: Heqim njollat në biografi dhe bëjmë synetlliqe

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas deklaratës më të fundit të aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari. Ajo u shpreh dje se do të distancohet nga jeta politike në Shqipëri pasi e ka të nevojshme të qëndrojë në SHBA, ku po punon për rikthimin në pushtet të Trump-it.

“Heqim:

– njollat ne biografi;

– zgjeben;

– non gratan;

– magjine;

Iobojme dhe i bejme te interesuarit:

– president;

– kryeminister;

– deputete, senatore, minister, kryetar bashkie;

Ne fund jave ofrojme shtese dhe sherbimet e meposhtme:

– synetlliqe, lavazh truri, shastisje dhe shapllamosje kolektive;

– baptisje me ujin e “shenjte” te Lanes;

– e bejme plakun çun te ri;

-per momentin nuk bejme dot vetem rithemelime dhe ringjallje te vdekurish, se na ka marre filmi drite dhe virus programi.”, shkruan Romeo Kara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT