Vuçiç kërcënon: Ta dijë Kurti dhe Quinti, do të ketë pasoja nëse nuk lejohet referendumi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se do të ketë pasoja të mëdha, më të mëdha se që i mendon Kosova dhe QUINT-i, në rast se serbëve në Kosovë nuk do t’iu lejohet të votojnë për referendumin e Serbisë.

Një deklaratë të tillë Vuçiç e ka bërë gjatë një intervistë për televizionin publik të Serbisë.

“Është shumë më e rrezikshme që po përgatiten për referendumin, e kjo është që të mos lejohen serbët të votojnë. Kjo do të shkaktojë pasoja të gjera”, ka thënë Vuçiç shkruan “Express”.

I pyetur nëse serbët do të lejohen të votojnë në Kosovë, Vuçiç ka thënë “Do ta shohim”.

“Pasojat do të jenë shumë më të rënda dhe më të gjera sesa shqiptarët dhe QUINT-i e imagjinojnë për momentin”, ka thënë ai më tej.

Kreu i shtetit serb ka thënë se shpreson që Republika e Kosovës të mos e bëj një gjë të tillë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT