Vizitës së Erdogan i paraprin një panel për marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë ditën e hënë, ndërsa kësaj vizite do t’i paraprijë të premten një panel për paqen, stabiliteitn dhe zhvillimin e Ballkanit. Tryeza do të mbahet në Tiranë me nismën e Ankarasë.

Paneli që do të mbahet në Tiranë synon të çojë në një nivel më të lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat, sipas njoftimit të Presidencës turke kanë marrë hov së fundmi dhe të vlerësojë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Në kuadër të panelit, tema që përfshijnë fushat e mundshme të bashkëpunimit mes dy vendeve si në luftën kundër terrorizmit, zhvillimet në Ballkan, politika e Turqisë në Ballkan, bashkëpunimi ekonomik dhe kontributi i të dy vendeve për stabilitetin e Ballkanit do të diskutohet gjithashtu.

Vitin e kaluar, Turqia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për të përmirësuar lidhjet dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik.

“Ne po planifikojmë të rrisim investimet në infrastrukturë dhe turizëm në Shqipëri. Ne duam ta ngremë bashkëpunimin tonë ekonomik në një dimension të ri”, tha Erdogan duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama pas takimeve në Ankara.

Turqia është e angazhuar në disa drejtime në Shqipëri, që nga arsimi, shëndetësia, mbrojtja e deri te procesi i rindërtimit nga tërmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT