Gazetari nga Kosova nuk i ndal akuzat ndaj Berishës: Je djegësi i Shqipërisë në 1997, antiamerikani i fundit!

Gazetari Imer Mushkolaj nuk i ka ndalur akuzat e forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë kohës kur ky i fundit po zhvillonte një intervistë në emisionin “Debat Plus”.

Ai e ka akuzuar Berishën si përgjegjës për vrasjet e protestuesve në 21 Janar, vdekjet në tragjedinë e Gërdecit dhe si njeriun që dogji Shqipërinë në vitin 1997.

Ndërkohë, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Berishës, i cili e quajti gazetarin “skllav” dhe njeri që leh sipas progranmit të Novi Sadit.

Pjesë nga debati:

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT