Tonin Vocaj paralajmëron padi për shpifje për Bardhin, Sekretari i PD: Pushka top iu bëftë!

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, pas akuzave të këtij të fundit.

Ndëkrohë, Bardhiu iu përgjigj “live” nga emisioni “Opinion”, duke thënë “pushka top iu bëftë”, ndërsa u shpreh se nga nesër partnerëve ndërkombëtarë do u dërgohen informacionet për një kriminel.

Vocaj: Lidhur me deklaratat e zotit Bardhi ndaj meje, hedh poshtë me neveri çdo shpifje mbi figurën time. Kam 40 vite pa ndërprerje që i shërbej Policisë së Shtetit. Nuk kamë qenë pjesë e inskenimeve, kam bërë detyrën. Jam duke konsideruar kallëzimin penal ndaj zotit Bardhi për shpifje.

Bardhi: Pushka top iu bëftë! Nga nesër të gjitha informacionet për partnerët ndërkombëtarë do ia kalojmë për një kriminel.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT