Fshatrat e Malësisë së Bujanocit të harruar nga shteti “njerkë”…po braktisen !
Vranjë (AIP), 23 shtator -Një grup serbësh prej gjashtë vetash nga Vranja, pikërisht nga lagjja e Sobinës, të cilët kishin dalë për gjah, kanë keqtrajtuar të dielën pasdite, Ilmi Bajramin, derisa ai ishte duke i kullotur bagëtinë në fshatin Suharrnë të Malësisë së Bujanocit. Sipas deklaratës së Ilmiut, serbët e Sobinës, përveç që e kanë keqtrajtuar dhe kërcënuar me vrasje t`ia kenë sharë me flamur e komb, babë e nënë dhe familje, njofton “Presheva jonë”.
Serbët e Vranjës keqtrajtojnë edhe ata pak banorë që janë kthyer në vatrat e tyre
Malësi e Bujanocit, 23 shtator – Një grup serbësh prej gjashtë vetash nga Vranja, pikërisht nga lagjja e Sobinës, të cilët kishin dalë për gjah, kanë keqtrajtuar të dielën pasdite, Ilmi Bajramin, derisa ai ishte duke i kullotur bagëtinë në fshatin Suharrnë të Malësisë së Bujanocit.
Ky grup serbësh prej gjashtë vetash sipas burimeve shqiptare të “Presheva jonë” kishin dalë të dielën për gjah, e që pastaj, derisa Ilmiu ishte duke e kullotur bagëtinë i ofrohet grupi i serbëve dhe fillojnë pastaj ta keqtrajtojnë duke e kërcënuar madje edhe me pushkë dhe me thikë.
Fillimisht, grupi i serbëve duke e keqtrajtuar Ilmiun, ja kanë mbajtur tytën e pushkës në gjoks dhe me një thikë në dorë duke e keqtrajtuar, kërcënuar dhe duke i treguar se me këtë thikë të ketë prerë shqiptarë, e tani rendin dhe taksiratin e paska pasur Ilmiu.
Sipas deklaratës së Ilmiut, serbët e Sobinës, përveç që e kanë keqtrajtuar dhe kërcënuar me vrasje t`ia kenë sharë me flamur e komb, babë e nënë dhe familje.
Po ashtu, edhe vëllai i Ilmiut, Selamiu, gjatë rrëfimit për keqtrajtimin e vëllait të tij, (sipas tij njëri nga serbët që e ka keqtrajtuar vëllain e tij, quhet Toza …) theksoi se para dy vitesh po të njëjtët serbë ja kanë vjedhur një kalë dhe ja kanë pre në fshatin Suderc, ku pastaj ata i kanë rënë në gjurmë dhe e kanë gjetur kalin të prerë në oborr të një serbi. Pastaj ata kanë thirrur policinë e Vranjës dhe e kanë njoftuar me rastin, meqenëse sipas tyre policia mezi që ka ardhur në vendngjarje. Megjithatë, edhe pse policia e Vranjës ka qenë në vendngjarje ku është prerë kali ynë, ajo sot e atë ditë, kurrë nuk e ka zbardhur rastin e ndodhur.
Sipas Selamiut, përveç kësaj ngjarjeje të para dy vitesh, edhe vitin e kaluar të njëjtit persona na i kanë vjedhur dy krerë lopë dhe na i kanë vrarë një bik (mëzat) i cili ka qenë duke kullotur, kurse serbët janë deklaruar se ata po kanë llogari me dalë në gjueti, se kur ata s`po hasin në ndonjë gjah (derr) atëherë s`po kthehen bosh, po rastisë ndonjë bik në mal dhe ja po e nxjerrim pastërmon për dimër.
Vëllai i të keqtrajtuarit, Selamiu, theksoi për “Presheva jonë” se po të e njëjtit serbë kanë qenë, po ata të cilët na kanë larguar nga vendi i jonë në vitin 1999, dhe çdo gjë që ka pasur vlerë na kanë plaçkitur, është shprehur Bajrami, duke shtuar; kurse ato të tjerat që s`kanë mundur me i plaçkitur i kanë shkatërruar të tërat. /Metali Krasniqi
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.