Djaloshi që Zoti i qëndisi hartën e Kosovës dhe shqiponjën në dy sytë (VIDEO)
Pasi që politikanët nuk po arrijnë të ribashkojnë trojet në atë që është Shqipëria Etnike, këtë e ka bërë Valeriani me sytë e tij.
Djaloshi i vogël i familjes Osmani nuk është i vetdishëm se sytë e tij janë të veçantë.
Familja Osmani jeton në Amerikë, por për pushime ata po qëndrojnë në Kosovë dhe Valeriani, i cili po kënaqet vetëm me lojërat në fshatin Suhodoll ku po qëndron te dajt e tij, ka arritur të tërheqë vëmendje mediale.
Në syrin e djathtë të Valerianit vërehet qartë harta e Kosovës, teksa në syrin e djathtë vërehet shqiponja dykrenare, që është simboli jonë kombëtar.
Nëna e Valerianit shprehet mjaft e çuditur me faktin dhe tregon se si njerëzit nuk kanë besuar në fillim se djali i saj ka sy të veçantë.
“Kemi qenë të bindur. E ka vërejtur buri për herë të parë më ka thënë: ‘A po e vren hartën e Kosovës?’. Kam qeshur, por më pas e kam parë edhe vet. Më pas e kam vërejtur edhe hartën e Kosovës”.
“Është e pabesueshme, një gjë shumë interesante. Shumë njerëz na kanë thënë se janë edhe me ‘photoshop’”, ka thënë nëna e Valerianit për Klan Kosova.
Më tej nëna e Valerianit shtoi se ndoshta ky fakt ka lidhje pse familja e tyre është shumë e lidhur pas trojeve shqiptare, pasi ata refuzojnë t’i kalojnë pushimet diku tjetër pos në trojet shqiptare.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.