“Kapiteni” Rama demonstron “forcën” në anijen amerikane, ministrat nxjerrin sekretet me fotot

Sot është zhvilluar stërvitja e NATOS në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Ato kanë qenë pjesëmarrëse me forcat amerikane që kanë dërguar aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Pikërisht kjo stërvitje u bë të ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili postoi menjëherë foto dhe video nga avionët ushtarakë. Menjëherë pas kësaj “shpërthyen” edhe fotot e ministrave në rrjetet sociale, që ngjanin si “fëmijë” të lumtur.

“Kapiten” Rama në këtë aktivitet ushtarak ka marrë me vetë edhe ministrat më të besuar.

“Kaluam disa orë me partnerët tanë të çmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”. Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale..

Ndërsa ministrja Spiropali shprehet se ” Ditë e bukur sot në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në detin Adriatik, së bashku me forcat e marinës shqiptare. Krenarë për aleancën tonë në NATO”.

Rama në këtë stërvitje ka marrë me vete minsitrat Xhaçka, Spiropali, Çuçi, Ahmetaj, Peleshi. Më poshtë fotot e postuara nga ministrat në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT