Bardhi i del në mbrojtje vr*sësit të Xhuvanit: Nuk është kriminel, i ndodhi një fatkeqësi!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka dalë në mbrojetje Arbër Paplekajt, personit që akuzohet për vr*sjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhejve të 25 Prillit.
Ai u shpreh se Paplekaj nuk ëhstë kriminel dhe vr*sës, por në atë ngjarje i ka ndodhur një fatkeqësi, ndërsa bëri përgjegjës për ngjarjen perosnat që nxitën bandat të sulmonin militantët e PD-së.
“Arbër Paplekaj nuk është kriminel, nuk është vr*sës. I ka ndodhur një fatkeqësi në atë ngjarje, përgjegjësinë e vetme e kanë ata që nxitën bandat të sulmonin militantët e PD-së. I kam bërë thirrje Prokurorisë të bëjë transparencë të plotë mbi fazën e hetimeve, të publikojë kamerat e sigurisë dhe të bëjë një hetim të shpejt dhe gjithpërfshirës. Kam edhe unë një verison për ngjarjen, kam mbledhur informacione, por kam thënë që do flas pasi të flasë drejtësia”, tha Bardhi.
Më 21 prill, gjatë përplasjes me armë mes dy grupeve të angazhuara politikisht në fushatën elektorale, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën katër persona të tjerë, midis tyre edhe një punonjëse policie.