“I kanë marrë një nuskë nga zyra”, Këlliçi i përgjigjet Bardhit: Mua nuk më ka humbur qeni

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhit, i cili është shprehur se ish-kryetarit të Forumit Rinor i kanë marrë nga zyra një nuskë dhe jo laptop siç pretendon ai. Sipas Këlliçit kjo deklaratë e Bardhit është për ta banalizuar një ngjarje që ai ka denoncuar, ndërsa ka shtuar me ironi se nuk ka paditur njeri se i ka vjedhur qenin.

“Kjo është për të banalizuar një ngjarje që unë e kam denoncuar. Edhe nëse më ka humbur ndonjë nuskë, të paktën qeni s’më ka humbur, nuk kam paditur njeri që më ka vjedhur qenin. T’i lëmë banalitetet. Duan ta fusin diskutimin në banalitet. Të gjitha këto çudira që dëgjoni ndodh për shkak se kryetari i shkarkuar i PD… Më mirë që po ndodhin të gjitha këto që të tregohet realitet. Basha refuzon ta zgjidhë krizën me votë”, shtoi Këlliçi në ABC News.

Kujtojmë se më herët Belind Këlliçi denoncoi se zyra e tij është bastisur me 13 Dhjetor, duke thënë se i kanë vjedhur sende personale si: laptop, hard-disk dhe USB.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT