A do bjerë qeveria e Malit të Zi? Flet Abazoviç: Shpresojmë që të gjejmë zgjidhjet më të mira

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se ditën e nesërme do të mësohet nëse nëse qeveria ka mbështetjen e Kuvendit apo jo. Ai tha para gazetarëve se se ka patur bisedime jozyrtare me liderët e shumicës parlamentare.

“E gjitha varet nga ne, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fund. Është detyrimi ynë, si njerëz që kryejmë funksione të përgjegjshme, të komunikojmë edhe kur nuk mund të arrijmë një marrëveshje. Shpresoj se do të gjejmë zgjidhjet më të mira”, tha Abazoviç.

Zëvendëskryeministri shtoi se ka diskutuar tema aktuale me kreun e SNP-së, Vladimir Jokoviç, si dhe me krerët e tjerë të partisë.

“Ne të gjithë po përpiqemi të japim një kontribut, nuk ka risi nëse dikush dëshiron të nxjerrë disa teori konspirative nga kjo”, u shpreh Abazoviç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT