“Kam qenë kurioz që…”/ Ditmir Bushati për situatën në PD: Krizën që po përjeton opozita duhet ta shohim me shqetësim

Ditmir Bushati duke folur në aktivitetin për 30-vjetorin e FRESSH ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.

Sipas Bushatit, “kriza që po përjeton opozita duhet ta shohim me shqetësim e si mundësi për të shtuar përpjekjet për një PS më të hapur e më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike që ofron mundësi për të gjithë”.

Shpesh angazhimi në politikë tha Bushati “shihet si mundësi për vend pune e jo mekanizëm për të pasuruar vlerat e veprimin politik shoqëror”. Lidhur me angazhimin e tij personal në politikë, ish-deputeti tha:

“Kam qenë kurioz që në rini për politikën por edhe po aq ngurues për tu përfshirë në vijën e parë të saj. Falë këmbënguljes e lidershipit të Edi Ramës besimit e mbështetjes së socialistëvëe e konsideroj privilegj përfaqësimin në të gjithë nivelet duke dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të mrië për një PS si alternariva më e mirë dhe jo e keqja më e vogël”.

Duke iu drejtuar të rinjve, Bushati tha se “si gjenerata e re e PS ta konsideroni politikën si mision fisnik për ndryshimin më mirë të Shqipërisë, të besoni te demokracia ajo mund t’ju zhgënjejë por nuk ju tradhëton.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT