Mes emocionesh Mirush Kabashi rrëfen vështirësitë e fëmijërisë: Mbas dy vitesh në birucë…

Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi si rrallë herë ka ardhur në një rrëfim mbi jetën e tij private dhe profesionale.
Ai ka folur për karriërën, fëmijërinë, familjen dhe artin. Në një intervistë për “Rreze Dielli” aktori ka rrëfyer se ka kaluar fëmijëra e tij ka kaluar përmes një kalvari vuajtjesh për shkak të burgosjes së të atit.
“Unë linda në Shkodër, më pas shkuam në Durrës, ku e arrestuan babin, ishim me fat që qëlluam në Shkodër. Siç arrestuan të gjithë nxënësit e shkollës teknike, psh. dajën e konsideruan si spiun i amerikanëve dhe e eleminuan fare. Mbas dy vjetësh në birucë e liruan dhe kjo përcaktoi edhe të ardhmen tonë.”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu ka treguar dhe se si nisi rruga e tij drejt aktrimit: Nga konkurimet midis gjimnazeve unë u evidentova, fillimisht nuk kisha asnjë alternative tjetër për të shkuar në shkollë të lartë sepse isha djali i tretë dhe dy vëllezërve më përpra i ishte dhënë mundësia. Por shefi i seksionit i cili kishte qenë drejtor i shkollës më kërkoi që të merrja pjesë në konkurset jashtërradhe. Fitova në konkurs dhe më pas emërimi në teatrin e Durrësit, ishte shkolla e vërtetë për mua.
Në këtë rrëfim plot ngjyra nuk mund të mungonte edhe historia e dashurisë me bashkëshorten Lolën, me të cilën është I martuar prej 35 vitesh dhe që e njohu në kohën kur ai ishte pedagog dhe ajo student.
“Unë e kam pasur studente dhe kështu u njoha në kurs.Unë kam qenë pedagog i jashtëm, më pëlqeu në aspektin e formimit shpirtëror dhe intelektual, vinte nga një familje e thjeshtë dhe kështu u martua, zoti na fali dy vajza” tregon më tej Kabashi.