Pas përjashtimive, Basha fillon zëvendësimet! Gjekmarkaj bëhet nënkryetar Kuvendi, lëviz edhe Grida

Pas përjashtimit të disa figurave të njohura nga PD, Basha ka vendosur sot të fillojë me zëvendësimet. Basha ka vendosur që të largojë Alfred Rushajn si kryetar të Grupit Parlamentar dhe ta zëvendësojë atë me një nga njerëzit e tij më të afërt, Enkelejd Alibeajn. Ky i fundit mbante postin e nënkryetarit të Kuvendit, por do të zëvendësohet nga Agron Gjekmarkaj.
Gjithashtu role të reja kanë marrë edhe Grida Duma bashkë me Dhurata Çupin dhe Flutra Açkën.
Ndryshimet:
Enkelejd Alibeaj kryetar i ri i grupit te PD
Agron Gjekmarkaj nënkryetar i Kuvendit
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)