“Përmeti”, Fule i përgjigjet deputetit grek
“Shqipëria duhet të bëjë më shumë përpjekje për respektimin e të drejtave të njeriut”, i është përgjigjur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule pyetjes së deputetit George Koumoutsakos.
Pyetja e deputetit grek kishte të bënte me incidentin e ndodhur në Përmet, ku përfaqësues të Kishës Ortodokse u përplasën me Bashkinë e Përmetit për çështjen e pronësisë së ambienteve të Pallatit të Kulturës.
Komisioneri për Zgjerim nënvizon se, çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut janë pjesë integrale e progres-raporteve, për shtetet që aspirojnë të bashkohen me BE.
“Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse të Shqipërisë, dialogu konstruktiv dhe sigurimi i ekzistencës së shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të pronës, liria e fesë dhe adhurimit, janë konteksti në të cilin duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciproke”, është shprehur Fule lidhur me konfliktin.

–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.